Këngëtarët e mirënjohur, Sinan Vllasahiu dhe Sabri Fejzullahu, janë mjaft të dashur për publikun e gjerë.
Ata për vite me radhë kanë qenë aktiv në prurjet muzikore, duke i argëtuar fansat e tyre.
Ndërkaq, tashmë është bërë e ditur se dyshja kanë bashkuar forcat, për të sjellë një bashkëpunim.
Kjo është bërë e ditur përmes rrjetit social Instagram, ndërsa Sinani kishte ndarë një fotografi ku lajmërohej kënga e tyre.
E regjistruar në Prosound Recording, asnjë detaj tjetër për prodhimtarinë e tyre nuk është bërë e ditur.
Sidoqoftë kësaj, lajmi i tillë është pritur mirë nga fansat, të cilët mezi presin bashkëpunimin e artistëve.