Partia Socialdemokrate (PSD) ka uruar të gjithë qytetarët për nder të 13 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Sipas një njoftimi për media, thuhet se aspirata për liri nuk është asnjëherë projekt i përfunduar.
“Shpallja e pavarësisë mbetet momenti ku bashkohet përpjekja dhe sakrifica e njerëzve që nuk janë më, me kujtesën kolektive të shoqërisë nën okupimin e Shtetit Serb dhe nevojës për transformime shoqërore, ekonomike dhe kulturore. Aspirata për liri nuk është asnjëherë projekt i përfunduar. Shpallja e pavarësisë është kusht i domosdoshëm, sikur që lufta për çlirim parapriu këtë rrugëtim. Mirëpo koha nuk mjaftohet me kaq, ajo insiston në aspirata të reja. Demokratizimi i vendit duhet të jetë synimi i tanishëm. Shtresat e ndryshme shoqërore duhet të organizohen dhe këmbëngulin jo vetëm në ushtrimin e të drejtave të tyre, por ne kultivimin e vlerave për solidaritet, barazi dhe pluralizëm. Urime të gjithëve”, thuhet në njoftim.