Kryetari i Komunë së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në llogarinë Facebook, ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e 17-Shkurtit, shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka bërë të ditur që sot, në shenjë nderimi për këtë përvjetor, së bashku me Komunën e Drenasit, stafin e Komunës Skenderaj, asambleistë, Shoqata të Dala nga Lufta e UÇK-së, Policinë e Kosovës, drejtorë shkollash, zyrtarë komunal e qytetarë, do kryejnë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
“Lavdi të rënëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për Liri e Pavarësi! Urime 13 vjet shtet!”, ka shkruar Jashari në Facebook.
/RTV-Okarina/
Ky është postimi i plotë i Jasharit:
Shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, bashkë me Komunën e Drenasit, stafin tim, asambleistë, shoqatat e Dala…
Posted by Bekim Hamëz Jashari on Wednesday, February 17, 2021