Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar për homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës nga ky subjekt, Ibrahim Rugova, në ditën e përvjetorit të pavarësisë së vendit.
Një gjë të tillë e ka bërë vetë subjekti politik me anë të një komunikate për medie, teksa kanë thënë se pjesë e kësaj vizite do jetë edhe kreu aktual i LDK’së, Isa Mustafa, shkruan Gazeta Express.
“Nesër (e mërkurë), më datë 17 shkurt 2021, në orën 10:00 me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe anëtarët e Kryesisë, bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftim