Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se sot rreth orës 04:20 ,nga ana e viktimës (f/Kosovare),është raportuar rast i dhunës në familje ndaj saj dhe pesë fëmijëve të saj nga ana e bashkëshortit duke i kërcënuar me armë dhe duke kërkuar që të largohen nga shtëpia.
“Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit A.D. (m/Kosovar 46 vjeç) kanë gjetur dhe konfiskuar:
Pesë revole modele dhe kalibra të ndryshme, dy granata dore, një elektroshok dhe pesë thika”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit dhe kompletimit të lëndës , me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.