Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë se në varrezat e qytetit të Gjakovës në lagjen e Brekocit, në vendin ku janë të varrosur dëshmorët e luftës së fundit në Kosovë, janë gjetur mbetje mortore të një personi të pa identifikuar- panjohur, e që ishte me veshje ushtarake dhe emblem të UÇK.
Njesia policore ka dalë në vend të ngjarjes, ku ka kontaktuar me dëshmitarin e rastit, që është edhe punëtor i vorrezave të qytetit, dhe njofton se derisa po hapte një gropë vorri ka hasur në mbetjet mortore në fjalë.
Dyshohet se mbetjet mortore i përkasin një ushtari të UÇK-së deri tani të pa identifikuar.
Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve të stacionit policor – Gjakovë, ato Rajonale dhe pritet që së shpejti të dal dhe Njësia qendrore e Hetimit të Krimeve të Luftës.