Aksident lëndohet një person, në Prishtinë

Si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë, një person ka marr lëndime trupore.

 

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve.

“Rreth orës 08:00, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka marr një person”, ka thënë Ahmeti.