Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit Ambasadori amerikan Philip Kosnett, ka shkuar sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kosnett ka mbajtur takim me liderin e këtij subjekti, Albin Kurti.
Mësohet qe së shpejti do të ketë një komunikatë për media lidhur me atë se çfarë kanë diskutuar në takim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar mbrëmë procesimin e votave në ueb faqen e tyre, ku LVV është e para me 47,85% apo 378,550 vota.