178 persona kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Ministri në largim i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për rastet e reja pozitive në Facebook.
“Brenda 24 orëve, nga 2040 mostra, 178 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje 8.7%”, ka shkruar Zemaj.
Postimi i plotë:
Sot, me z. Rastislav Kostilník, Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë, kemi nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, nëpërmjet të cilit, Ministria e Shëndetësisë, pranon donacion për blerjen e testeve PCR.
Ky kontribut financiar, do të përdoret për sigurimin e testeve COVID 19, duke iu shtuar donacioneve shumë të çmuara nga vendet mike, në kohë pandemie.
E sigurova z. Kostilnik, se rruga jonë, synimi ynë madhor, është rruga integruese euro-atlantike, duke ndarë vlerat dhe synimet e përbashkëta me qytetarët dhe institucionet e vendit mik Sllovakisë.
Brenda 24 orëve, nga 2040 mostra, 178 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje 8.7%.