Real Madridi ka regjistruar fitore komode (2-0) në përballjen ndaj Valencias, e vlefshme për xhiron e 23-të në La Liga.
Rezultatin e zhbllokoi Karim Benzema në minutën e 12-të duke pranuar një top nga Toni Kroos jashtë zonës dhe goditja e tij u ndal në rrjetë.
Në fund të gjysmës së parë (42’), Lucas asistoi për Kroos në qendër dhe mesfushori gjerman e dyfishoi epërsinë.
Rastet vazhduan edhe në fraksionin e dytë, ndërsa momenti më i mirë ishte goli i shënuar nga Ferland Mendy, i cili u anulua me ndihmën e VAR-it për pozitë jashtë loje.
Real Madridi është në vend të dytë në tabelë me 49 pikë, tri më shumë se Barcelona që ndodhet një pozitë më poshtë.