Në Gjilan policia konfiskon 200 euro të falsifikuara

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ka konfiskuar 200 euro të dyshuara si të falsifikuara në Gjilan.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën Malishevë-Gjilan ku viktima ka njoftuar se në marketin e tij, dy të dyshuar të pa njohur kanë paguar me një monedhe prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në Lagjen Arbëria po ashtu në Gjilan, ku viktima ka njoftuar po ashtu se në marketin e tij dy të dyshuar të pa njohur kanë blerë gjëra ushqimore të cilat i kanë paguar me një monedhe prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.