Nesër mbahet seanca e radhës për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

 

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se seanca e ardhshme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do të mbahet më 16 në ora 11:00.

Dhomat e Specializuara kishin bërë të ditur më herët se konferenca për ecurinë e çështjes të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit mbahet më 16 shkurt, duke filluar nga ora 11:00.

 

 

Ndryshe, sa i përket seancës për Salih Mustafën, javën e kaluar ka pasur zhvillime.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, e ka marrë vendimin e parë lidhur me pjesëmarrjen e viktimave në procesin gjyqësor ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.