Bashkim Kajdomçaj, kordinator rajonal i KMDLNJ-së ka bërë të ditur se deri në ora 14:00 kanë votuar 46 të burgosur në qendrën e paraburgimit në Prizren, nga 60-të prej tyre sa ishin në këtë institucion.
Sipas tij, 8-të të burgosur refuzuan të votojnë, 2 ndodhen në Spital, 3 të tjerë të dënuar janë shtetatas të huaj (pa të drejtë vote) dhe një nuk pasur të dhëna në mungesë të letrnjoftimit, nuk i është ditur numri personal.
Ai tha se procesi, ka ecur mirë dhe është drejtuar nga komisioni tre anëtarësh i KKZ-së në Prizren.