IKD:Mos respektimi i masave anti-COVID gjatë procesit zgjedhor është shqetësuese

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim në lidhje me mos respektimin e masave kundër virusit COVID-19, gjatë procesit zgjedhor.

IKD me vëmendje është duke monitoruar procesin e zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, ku ka të angazhuar 51 monitorues në nivel vendi, të cilët janë duke identifikuar parregullsitë eventuale gjatë procesit zgjedhor.

Deri më tani, gjatë orëve të para të votimit, në shumë vendvotime është vënë re mos mbajtja e distancës nga një numër i madh i individëve dhe mos përdorimi i maskave. Madje, në disa vendvotime nuk ka të vendosur as dezinfektues duarsh.

IKD fton qytetarët që të ruajnë shëndetin e tyre dhe shëndetin publik, duke respektuar në përpikmëri masat anti-COVID.