Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e pakohshme parlamentare 2021.
Mustafa ka ftuar qytetarët që të dalin në votime.
“Sot ftoj të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë. Shpresoj që të gjithë qytetarët të votojnë për përforcim të shtet, për zhvillim të mëtutjeshëm ekonomik”, tha ai.
Mustafa gjatë votimit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij.