Voton Avdullah Hoti

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, me bashkëshorten Serveten,  sapo kanë votuar në Fakultetin e Filologjisë.

Ai ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre e të dalin në votime.

“Serveti dhe unë e kryjmë obligimin tonë kushtetuese, ftoj të gjithë qytetarët që kanë të  drejtë vote ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Sot është është dita e tyre, dëshiroj të falënderoj krejt stafin, nga zyrtarët e KQZ-së, monitoruesit dhe pres një proces të rregullt zgjedhor, sipas standardeve  ndërkombëtare ku qytetarët e thonë lirshëm të drejtën e tyre”, tha Hoti.