KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, 30 mijë vëzhgues po e përcjellin procesin


Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në konferencën e parë për medie të këtij institucioni ka thënë se me kohë është shpërndarë materiali votues dhe se të gjitha qendrat e votimit në gjithë vendin janë hapur me kohë.

Ai m ë tej ka bërë të ditur se 30 mijë vëzhgues nga KQZ-ja do ta përcjellin procesin zgjedhor.

“KQZ-ja njofton se në orët e hershme të mëngjesit është shpërndarë materiali i ndjeshëm. Të gjitha qendrat 888 janë hapur në orarin e paraparë. Procesi i votimit është duke vijuar normalisht”.

“Janë 1 milion qytetarë me të drejtë vote. Numri i subjekteve politike është 28 ndërsa i kandidatëve 1 mijë e 52. KQZ ka akredituar 18 ambasada”.

“Janë 30 mijë vëzhgues nga KQZ-ja për të përcjellë procesin zgjedhor”, ka theksuar Elezi.