QKMF në Skenderaj përmes një postimi në llogarinë e tyre në “Facebook” ka njoftuar të gjithë pjesmarresit në aktivitete zgjedhore lidhur me testimin mbi covid-19.
Ku ata kërkojnë nga pjesmarresit në aktivitetet zgjedhore si: Kryesues të Komisioneve Zgjedhore, Anëtar të komisioneve zgjedhore, Zyrtar të ZLK, Anëtar rezervë, Staf ndihmës dhe Vozitës që të drejtohen në QKMF Skenderaj, në Shërbimin e Laboratorit për kryer testimin me COVID 19.
Dhe se ekipet e QKMF-së tashmë po i presin dhe janë të gatshme të kryejnë këtë punë në mënyrën ma profesionale, dhe se puna do të vazhdojë deri në orët e vona të natës.
Postimi i plotë:
NJOFTIM MBI TESTIMIN ME COVID – 19 PER PJESEMARRESIT E AKTIVITETEVE ZGJEDHORE NE KOMUNEN E SKENDERAJT
Të nderuar pjesëmarrës të aktiviteteve zgjedhore në Komunën e Skenderajt,
– Kryesues të Komisioneve Zgjedhore
– Anëtar të komisioneve zgjedhore
– Zyrtar të ZLKZ
– Anëtar rezervë
– Staf ndihmës
– Vozitës
Ju njoftojmë se sot nga ora 11:00 kemi pranuar testet e shpejta për COVID 19. Ato teste janë të destinuara për testimin tuaj me qellim të realizimit të aktiviteteve tuaja në ditën e nesërme.
Meqenëse, ju mund te mos keni informatat e nevojshme, ju lusim që sa ma shpejtë që është e mundur të lajmëroheni në QKMF Skenderaj, në Shërbimin e Laboratorit për kryer testimin me COVID 19.
Ekipet tona tashmë po ju presin dhe janë të gatshme të kryejnë këtë punë në mënyrën ma profesionale.
Puna e ekipeve tona do të vazhdojë deri në orët e vona të natës.
Ju mirëpresim!