Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka sqaruar se vendimi për masat anti-COVID që është marrë sot është bërë në bazë të propozimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në situatën aktuale epidemiologjike.
Në këtë sqarim thuhet se parimisht mbesin në fuqi të gjitha masat e tjera, përveç se është hequr ora policore në komunat që janë në “zonë të kuqe”.
Kurse sa i përket reagimeve për Bordin Këshillëdhënës, në sqarim thuhet se ata i përgjigjen Ministrit të Shëndetësisë.
“Sa i përket Bordit këshillëdhënës për Covid-19, sipas mandatit që ka, ky bord është trup këshillëdhënës që i përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë dhe jep këshilla sipas kërkesave të ministrit për çështje të lidhura me COVID-19”, thuhet tutje në sqarim, trasmeton Telegrafi
Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.