Vazhdojne kërkimet për qytetarin që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejt”

 

Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) gjatë ditës së sotme kanë filluar me operacionin e kërkimit për gjetjen e trupit të 50 vjeçarit i cili dyshohet se është parë të hidhet nga “Ura e Fshejt”, në Gjakovë.

 

Sipas një postimi ne rrjetin social Facebook thuhet se edhe pse në kushte të vështira duke u rrezikuar jeta e Ekipit të Kërkim Shpëtimit, operacioni i tyre do të vazhdoj deri në gjetjen e personit të humbur.

 

 

“Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe sot në kushte shumë të vështira , duke rrezikuar edhe jetën e tyre, vazhdojnë operacionin e kërkimit për personin e humbur në afërsi të urës së Fshejtë”, thuhet në njoftim.

 

Tutje thuhet se operacioni i kërkimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është ndërprerë as në situata të jashtëzakonshme dhe do të vazhdoj deri në përmbushjen e misionit.