Partitë politike vazhdojnë fushatat elektorale, por shteti i bllokon të gjitha ahengjet familjare

 

Me masat e reja të marra sot nga Qeveria e Kosovës, vazhdohet ndalimi i organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare.

Kjo ceket në pikën 23 të masave të propozuara e të cilat po miratohen këto momente në Qeverinë e Kosovës, përkundër faktit që të gjitha partitë politike po i shkelin masat pandemike duke marrë pjesë në ambiente të hapura e të mbyllura me qindra-mijëra qytetarë.

 

 

Për këtë arsye, në disa raste partitë politike në Kosovë edhe janë gjobitur.

Siq duket kjo do të thotë që fushatat elektorale të partive politike në Kosovë do të vazhdojnë edhe sot e nesër, por të njejtin fat nuk do ta kenë edhe çiftet kosovare apo të gjithë ata që planifikojnë dasma dhe ahengje të ndryshme familjare.

/RTV-Okarina/