Si pasojë e të reshurave atmosferike, të cilat filluan qysh gjatë ditës së djeshme dhe vazhduan gjatë terë natës është ngritur niveli i ujit të lumenjëve në vendin tonë.
E kjo gjendje e krijuar ka filluar të shkaktojë vërshime në shumë zona të vendit, përfshirë edhe fshatin Dobroshevc, të Komunës së Drenasit.
Si pasojë e të reshurave me interval kohor dhe intensitet të lartë është ngritur niveli i ujit në Lumin Drenica, gjendje kjo, e cila ka ngritur panik edhe nga banorët e rrethinës, duke rikujtuar dëmet e shkaktuara materiale ditë më parë.
/RTV-Okarina/