Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, e ka pritur sot në Tiranë, homologun sllovak Ivan Korcok, me të cilin kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Xhaçka ka thënë se i ka kërkuar ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, që të hapë një Zyrë ndërlidhëse për Kosovën në Bratislavë si sinjal pozitiv në përkrahje të procesit të vështirë të negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit.
“I propozova kolegut tim që të hapë një Zyrë ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Bratislavë, si një shenjë pozitive në mbështetje të procesit të vështirë të dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar Xhaçka.
E Sllovakia është një prej 5 shteteve të BE-së që vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet.
/RTV-Okarina/