Haradinaj-Stublla:  Vendimtar për sigurinë në Ballkan është Drejtimi Euro-Atlantik i Kosovës dhe Malit të Zi

Ministrja në detyrë  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një takim lamtumirës me Ambasadorin e deritanishëm të Malit të Zi, Ferhat Dinosha, i cili po e përfundon misionin e tij në Kosovë.

Tema kryesore e bisedës ishte vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve tona, ku Ministrja Haradinaj-Stublla theksoi se mbarëvajtja e drejtimit Euro-Atlantik të Kosovës dhe Malit të Zi është vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan.

Shefja e diplomacisë kosovare dhe z.Dinosha diskutuan për situatën aktuale politike e të sigurisë në vend dhe rajon dhe për raportet bilaterale midis Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Shkrimi i plotë:

DREJTIMI EURO-ATLANTIK I KOSOVËS DHE MALIT TË ZI VENDIMTAR PËR SIGURINË NË BALLKAN
Pata kënaqësinë të takoj sot në një takim të lamtumirës, Ambasadorin e Malit të Zi, z. Ferhat Dinosha, i cili po e përfundon misionin e tij në Kosovë.
Temë kryesore e bisedës ishte vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve tona, ku theksova se mbarëvajtja e drejtimit Euro-Atlantik të Kosovës dhe Malit të Zi është vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan.
Diskutuam për situatën aktuale politike e të sigurisë në vend dhe rajon dhe për raportet bilaterale midis Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve. Thelbësore në këtë aspekt është vazhdimi i projekteve të përbashkëta ndër-kufitare dhe infrastrukturore siç është rruga Deçan-Plavë, që është potencial i zhvillimit ekonomik lokal dhe lidhjeve ndërkombëtare të rajonit.
Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Malit të Zi mbesin të mira, falë edhe rolit të komuniteteve tona në vendet respektive. Është e rëndësishme që të ri-funksionalizojmë Qendrën Zhvillimore të Malit të Zi në Prishtinë, që të jetë në shërbim të të gjitha shoqatave të përfaqësimit të Malit të Zi në Kosovë dhe rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë.
Në të njëjtën kohë, diskutuam për situatën në rajon ku potencova që Serbia duhet të dëgjojë thirrjet e përsëritura të Uashingtonit për njohje reciproke, për t’i dhënë paqen e qëndrueshme rajonit dhe për të nisur një kapitull të ri të fqinjësisë së mirë – me të gjithë, përfshirë Malin e Zi dhe Bosnjën.
Falënderim i veçantë për Ambasadorin Dinosha për gjithë punën dhe angazhimin e tij në mirëmbajtjen e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.