Një person kanoset në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi kishte kanosur një person tjetër.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 08:50 në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi që i njëjti ka kanosur viktimën mashkull  kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport