Rita Ora falënderon Valdrin Sahitin për veshjet tradicionale

Këngëtarja shqiptare me renome botërore ka prezantuar ditën e sotme (e hënë) një pjesë të klipit të ri.

Kjo bëri që të ketë reagime të shumta, pasi në pjesën e ndarë në Instagram ajo shfaqet e veshur me rroba tradicionale të punuara nga kreatori Valdrin Sahiti.

30 vjeçarja së fundmi e ka falënderuar publikisht stilistin shqiptar, i cili u përkujdes për çdo detaj në veshjet që edhe identifikojnë shqiptarët.

“Valdrin Sahiti, ju e keni ‘mbytur’ këtë. Faleminderit. Pikërisht në kohën kur Kosova feston Pavarësinë”, ka thënë ajo

Projekti rikthyes i Orës mezi po pritet edhe nga fansat e miqtë që mban në rrjete sociale.