Pak ditë pas shuplakës së SHBA ndaj Beogradit, presidenti i Serbisë i ka bërë një karshillëk të fortë Perëndimit. Vuçiç ka zgjedhur Kinën, pas shuplakës së Biden: Është miku ynë i vërtetë!, duke e cilësuar atë si një “mik i vërtetë që po e ndihmon në ditë të vështira”.
Presidenti i SHBA, Joe Biden, i kërkoi Serbisë në një letër zyrtare që të njohë sa më shpejt shtetin e Kosovës.
Në një intervistë me grupin mediatik kinez (CMG), duke përshkruar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kinës –Vuçiç tha se një mik që gjendet në nevojë është një mik i vërtetë dhe falënderoi për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që Kina i dha Serbisë.