Veprimtarja shqiptare,Rufadije Shatri-Çoçaj ka ndërruar jetë

Ka ndërruar jetë veprimtarja shqiptare që jetonte në Gjermani, Rufadije Shatri-Çoçaj.

Rufadija njihej si veprimtare e shquar, duke qenë krah i shumë patriotëve të çështje kombëtare, si Metush Krasniqi, Xhafer Shatri, Abdullah Prapashtica e Faton Topalli.

E ndjera në të mirë të atdheut kishte kontakte të vazhdueshme edhe me Fehmi Aganin.

Të gjithë shqiptarët që ia mësyenin Gjermanisë, Shatri-Çoçaj u ndihmonte në mënyra të ndryshme.

Aktiviteti e saj kombëtar nuk e ndaloi deri në përfundim të luftës çlirimtare në vitin 1999.

Viteve të fundit e ndjera kishte komplikime të mëdha shëndetësore pasi kishte përjetuar një sulm në tru, i cili ia pamundësoi lëvizjet dhe të folurit.

Një telegram ngushëllimi për të e ka lëshuar edhe ish-bashkëpunëtori i saj, Abdullah Prapashtica.