Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe kandidatja për deputete e AKR-së, Mirlinda Sopi, kanë takuar të hënën fermerët e komunës së Skenderajt. Para se të vinte Pacolli në Skenderaj, kryesitë e degëve të AKR-së dhe të LDK-së kanë mbajtur një mbledhje të përbashkët me komisionerë dhe kryesues.
Kandidatja e AKR-së për deputete, Mirlinda Sopi dhe një pjesë e kryesisë kanë vizituar organizatën “Drugza”, e cila merret me punëdore, respektivisht me prodhimin e veshjeve kombëtare.
Në anën tjetër, Pacolli dhe koordinatori i degës së AKR në Skenderaj, Pajazit Isufi, kanë takuar fermerët e komunës së Skenderajt në restorant “Kroni” në Prekaz.
Pajazit Isufi, koordinator i degës së AKR në Skenderaj tha se presidenti i AKR, Behgjet Pacolli, ka siguruar fermerët se do ta ken mbështetjen e tij.
“Presidenti Pacolli ka siguruar fermerët dhe bizneset në komunën e Skenderajt se do ta kenë mbështetjen e tij. Ai gjithashtu ka premtuar realizimit e projekteve zhvillimore në komunën e Skenderajt”, tha mes tjerash koordinatori i degës së AKR në Skenderaj, Pajazit Isufi.