Komuna e Skenderajt i fton fermerët për aplikim për trajnime për pemë dhe perime

Përmes një postimi në ‘ facebook’ Komuna e Skenderajt ka ftuar për aplikim Fermerët e Skenderajt për trajnime për pemë dhe perime, ku kriteret që duhet plotësuar fermeret janë Kandidatët e interesuar duhet tё jenё nga komunat: Vushtrri, Skenderaj, Lipjan dhe Viti. Gatishmëria për të qenë pjesë e trajnimeve Janё duke u marrё apo kanё potencial pёr tu marrё me kultivimin e pemëve ose perimeve.Tё kenё ide dhe interes pёr tё aplikuar nё skemёn e granteve me ide inovative pёr kultivim të pemëve dhe perimeve, dhe të jenë të interesuara për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar; Të jenë të papunë

Ndërsa Komuna në bashkpunim me me Organizaten “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” projekt tre-vjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania.

Ku njё ndёr objektivat e projektit ёshtё përkrahja e fermerëve ekzistues qё nuk janё nё marrëdhёnie pune dhe me gjendje jo të mirë ekonomike, të cilët janë të gatshëm të zgjerojnë aktivitetet në fushën e bujqësisё, dhe që nuk kanë pasë përkrahje me grante të mëhershme.
IADK nё bashkёpunim dhe bashkёfinancim me komunat e përfshira në projekt, do tё investojë nё trajnime për 60 fermerë të cilët merren me kultivimin e pemëve dhe perimeve, tё cilёt do tё përcjellin 7 ditё trajnime teorik dhe praktike nё sektorët e lartcekur.

Shikoni postimin e plotë;

Ftesë për aplikim për trajnime për pemë dhe perime për Fermerët e Skenderajt

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me…

Posted by Komuna Skenderaj on E enjte, 4 Shkurt 2021