Tea ka dalë së fundmi më një tjetër video dhe këtë herë i drejtohet autores së “Përputhen” Olsa Muhameti me tone të ashpra si nuk e keni parë ndonjëherë.
Ai ja përsërit disa herë se vetë autorja e dinte shumë mirë romancën e saj me Beartin që së fundi ka shpërthyer në rrjet, por e ka detyruar atë dhe Andin të vazhdonin në program.
“Pas emsionit të sotëm vendosa që të reagoj, për Olsën, për ty Olsa. E për të thënë që boll vazhdove me mashtrime, e manipulon situatën si të duash ti, si bën gjithmonë. Boll më zhyte mua në humnerë akoma më shumë nga ç’më kë zhytur që vetëm shpirti im e di po ska gjë. Ti më duket se e paske kujtesën pak të shkurtër Olsa, po ska problem sepse ti kujtoj unë disa gjëra. Ti i djie të gjitha. Unë të kam kërkuar të dilja që në dhjetor, por ti më nxirrje mua 100 justifikime. Unë dhe Andi këmi kërkuar të dalim si çift, të përputhur, të përleshur do që të ishte vetëm që të dilnim që aty sa më shpejt. Po pse moj Olsa harrove ti që për vitin e ri kur kemi folur bashkë unë kam qenë në Kosove të Bearti, duke e festuar me familjen e tij.
Edhe pas kësaj ju më keni kërkuar foto që unë duhet t’i bëja me Andin, foto që s’u bënë kurrë edhe unë për këtë kam prova. Edhe pas ksaj pastaj na përmendni krimin tonë të rëndë, giveway-n., bizneset që bëjmë ne kur në fakt bizneset i bën ti.Ti m’ke mbajtur aty mua, jo se më doje, jo se më paske dashur, por sepse të interesonin reklamat dhe pjesa jote. Se bizneset donin që të ishim unë dhe Andi me takimet tona për t’i reklamuar ata. Edhe unë personalidht madje. Dhe ne nuk kemi marrë asnjë kokërr leku nga këto, asnjë lloj pagese. Kemi ardhur aty vetëm më shpenzimet tona, me veshjet tona, me transportin tonë, me kohën tonë, me gjithçka. Na bëtë të vazhdonim takimet ashu siç e pranuat vetë në emision që na keni shtyrë dhe na keni detyruar t’i bënim ato takime. Deri sa më në fund në nuk pranuam dhe më në fund kur nuk bëmë më takime na nxorët, kur nuk pranuam të bënim më. Gjithsesi boll u talle, mos vazhdo të tallesh më se tek e fundit edhe ne njerëz jemi”, i drejtohet ish-konkurrentja e “Perputhen autores së programit.