Ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që kanë arritur në Wuhan për të hulumtuar prejardhjen e coronavirusit, kanë vizituar laboratorin kryesor për viruse në Wuhan, në kërkim të burimit të COVID-19.
Ekspertët e OBSH-së i kaluan tri orë në Institutin e mirë ruajtur për virologji në Wuhan, që ishte qendra e teorive konspirative dhe që pretendohej se nga atje “ka rrjedhur” COVID-19, duke shkaktuar kështu vatrën e parë në fund të vitit 2019.
Shumica e ekspertëve refuzojnë këtë hipotezë, por disa spekulojnë se virusi është gjetur tek lakuriqët e natës gjatë eksperimenteve laboratorike, që më vonë u konstatua se bartet te njeriu.
“Është interesant. Shumë pyetje nuk kanë përgjigje”, ka thënë Tea Fischer, anëtarja daneze e ekipit të OBSH-së.
Disa prej ekspertëve i kanë bërë thirrje Kinës të jap detaje për të gjitha coronaviruset që janë ruajtur në laborator – për të parë nëse ndonjëri prej tyre i përshtatet SARS-Cov-2.
“Më gëzon një ditë produktive që është para nesh, ku edhe do të takohemi me banorët e Wuhanit të cilët do t’i pyesim për shumëçka”, ka thënë anëtari tjetër i ekipit Peter Dajak, që njëherit është nënkryetar i EcoHelt Aliance.