Sipas raportit të policisë, një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, dhe ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:40 në rrugën “28 Nëntori” Veternik, Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.