Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Abedin Rexha”, në Klinë, katër persona janë futur brenda një marketi, dhe kanë filluar të vjedhin gjësende të ndryshme.
Ndërsa ata janë arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës dhe janë dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë:
Rr. Abedin Rexha, Klinë 02.02.2021 – NN. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit në një market kishin kryer vjedhje të gjësendeve të ndryshme. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
/RTV-Okarina/