Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në Turqi, të cilën e ka kaluar me sukses.
Tërnava i është kthyer aktiviteteve duke e ushtruar detyrën e tij.
Kështu tha për Klan Kosovën sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës Ahmet Sadriu.
“Myftiu para disa ditësh ka pasur një intervenim të lehtë kirurgjik, të cilin e ka kaluar me sukses. Myftiu i është kthyer normalitetit dhe është duke ushtruar detyrën e tij”.