54 pacientë kanë nevojë për oksigjen shtesë në Spitalin e Pejës

 

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, 71 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 54 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), ndërsa 3 Pacientë janë shëruar.

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 221 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.2 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje të dytë të gjinisë mashkullore.259 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,997analiza ndërsa janë kryer 9 operacione.