Jashari: Bashkëqytetari ynë, Ismet Mehmeti tani e tutje do ta këtë më të lehtë lëvizjen brenda qytetit tonë

 

Kryetari Jashari në një postim në llogarinë Facebook, ka treguar që tashmë Komuna e Skenderajt ka pranuar një donacion prej 10 karrocave elektrike nga Arsim Nuradini për persona me pasoja të veçanta.

“Bashkëqytetari ynë, Ismet Mehmeti tani e tutje do ta këtë më të lehtë lëvizjen brenda qytetit tonë, kjo falë donatorit, Arsim Nuradini, që punon dhe jeton në Gjermani, i cili ka dhuruar 10 karroca elektrike për nevojat e personave me nevoja të veçanta në komunën tonë.”, shkruan Jashari në facebook.

 

 

Jashari së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku dhe drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Hetemi, vizituan QKMF-në në Skenderaj, për të dhuruar karrocën e parë, për qytetarin e Komunës sonë, Ismet Mehmeti.

“Në emër të komunës së Skenderajt, falënderoj donatorin, Arsim Nuradini për këtë donacion jashtëzakonisht të vlefshëm për personat me nevoja të veçanta në komunën tonë.”, shtoi ai.

/RTV-Okarina/

 

Postimi i plotë:

Bashkëqytetari ynë, Ismet Mehmeti tani e tutje do ta këtë më të lehtë lëvizjen brenda qytetit tonë, kjo falë donatorit,…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Tuesday, February 2, 2021