Përmes një postimi në llogarinë Facebook, në faqen zyrtare “Dogana e Kosovës”, kanë njoftuar se dogana e vendit ka rritur performancën e të të hyrave duke tejkaluar vitin 2020 me mbi 9%.
“Mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e doganës ka shënuar rritje, gjatë janarit 2020 ne kishim grumbulluar 73,2 milion euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milion euro apo 9.3% më shumë.”, shkruhet në facebook.
E kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit që lamë pas (2020), ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID 19, prandaj edhe kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare.
/RTV-Okarina/