Thirrje për Aplikim për Grante – Drejtoria e Bujqësisë, Komuna Skenderaj

 

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR) në Komunën Skenderaj, përmes një postimi në llogarinë Facebook, njofton të gjithë fermerët e interesuar të aplikojnë për fidane të perimeve: Spec, Domate, Tranguj; me sipërfaqe të serrave apo në fushë të hapur nga (100m2 apo 0.01ha ) dhe më shumë.

“Aplikacionet mund të dorzohen vetëm më formularët e paraparë nga DBPZHR, që janë në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Skenderajt, si dhe mund ti merrni fizikisht në zyrët e Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, Kati i parë.”, shkruhet në njoftim në llogarinë Facebook.

 

 

Në njoftim thuhet që nga kjo mbështetje do të përfitojnë 200 fermerë me serra apo fushë të hapur me spërfaqe 100m2 dhe 20 fermerë me serra me sipërfaqe deri ne 1000m2 apo me shumë.

Aplikimi fillon nga data 01.02.2021 dhe mbaron me datë 10.02.2021 në ora 16:00.

/RTV-Okarina/