Njoftim për diskutim publik të draft Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba

2021/02/01 – 5:40

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Skenderajt, personat fizik dhe juridik,se në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr.04/2018, për Transparencë,duke  filluar nga  data 01.02.2021 deri me datën 02.03.2021 do të dale në diskutim publik draft  Rregullorja për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba

 

Ftohen të gjithë qytetarët e Skenderajt, që të marrin pjesë në këtë diskutim duke i dhënë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e nevojshme lidhur me këto draft dokumente.

Draft Rregullorja për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba mund ta shkarkoni përmes web faqes së Komunës së Skenderajt, po ashtu rekomandimet dhe sugjerimet eventuale qytetarët mund ti paraqesin edhe në adresën zyrtare komuna.skenderaj@eks-gov.net

Link :https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2021/02/combinepdf-16.pdf

Gjithashtu,gjatë kësaj periudhe të diskutimit publik,do të mbahet edhe takimi me qytetarë lidhur me ketë draft rregullore.Për daten dhe vendin e mbajtjes së takimit do të informoheni me kohë

Mirëpresim kontributin qytetarë për finalizimin dhe kompletimin e draft Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba.