Jashari: Secili individ është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderaj, ka reagur lidhur me viziten e liderit te LVV, Albin Kurtit në Skenderaj,  ku ai ka shkruar se secili është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë, dhe shoqeria jonë di ti vlersoj më se miri  i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut.

Gjithashtu ai shtoi se secili ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në menyrë demokratike kudo në Kosovë.

“Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj”,  shkroi ai

/RTV-OKARINA