Gjatë dites se sotme Nënkryetari, Nuredin Lushtaku, së bashku me drejtoren e urbanizmit, Sanije Ahmeti, kanë vizituar punimet që po zhvillohen nga Komuna jonë, këtë e ka bërë të ditur Kryetari Jashari përmes një postimi në llogarinë e tij në “facebook”
Ku menjëherë pas dëmtimit të rrugës në fshatin Klinë e Epërme në Skenderaj, si pasojë e vërshimeve, Komuna ka filluar me intervenim në sanimin e dëmeve për të bërë këtë rrugë të kalueshme për banorët e lagjes Bajraktari.
Gjithashtu, Komuna ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të përkrahë Skenderajn në rehabilitimin e rrugëve dhe urave që kanë pësuar dëmtime serioze.