Morena Taraku: Ka shumë shtëpi të bukura por pak familje të lumtura, ka dhe shumë njerëz por pak njerëzi

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, i ka mjaft të shpeshta paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo u lajmëruar në Instagram duke publikuar disa vargje të shkruara nga ajo, që pasqyrojnë realitetin e hidhur të ditëve të sotme.

Në këto vargje, Taraku shkruan se si bota e ka humbur ndjeshmërinë dhe se si ka shumë më shumë kushte, por shumë më pak lumturi.

“Ka shumë shtëpi të bukura, por pak familje të lumtura; Ka shumë momente të lumtura por shumë ditë të vështira; Ka shumë dashuri në botë, por edhe shumë urrejtje; Ka shumë të vërteta por edhe shumë gënjeshtra përball teje; Ka shumë njerëz por pak njerëzi, ka shumë premtime e fjalë; Ka shumë ëndrra e pa realitet; Ka shumë kujtime…e shumë rrena; Ka pak njerëzi e shumë më pak ndjenja; Njerëzit kanë harruar të vërtetën, sepse kanë harruar nga kanë ardhur, kanë harruar çfarë deshën, çfarë morën dhe nga po shkojnë…ohh e shkreta botë”, kanë qenë fjalët e këngëtare dhe modeles së njohur në InstaStory.

/RTV-OKARINA