Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Paris përpara bisedimeve me presidentin francez, Emmanuel Macron se çështja e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës nuk është e lehtë dhe se të gjithë, siç tha ai, “duhet të bëjnë gjithçka që mundemi për të arritur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët”.
“Nuk është e lehtë, unë jam gjithmonë i gatshëm të dëgjoj Macron dhe idetë e tij inovative në mënyrë që t’i afrohem një zgjidhjeje. Jam i sigurt se do të kemi një bisedë të sinqertë dhe të hapur dhe shpresojmë që me udhëheqjen e Presidentit Macron të bëjmë diçka në të ardhmen”, shtoi ai.
/RTV-Okarina/