IKSHPK: Cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara

Ditëve të fundit mbarë vendi është përfshirë nga reshje të shiut e vërshime. Si pasojë e tyre, shumë qytetarë kanë mbetur për ditë të tëra pa ujë të pijshëm, meqë cilësia e tij kishte rënë.

Duke pasur parasysh këtë IKSHPK/QU ka sforcuar monitorim e cilësisë së ujit për pije, gjatë kësaj periudhe.

Bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tani cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara me UA 16/2012 Cilësia e ujit për konsum nga njeriu, njofton IKSHPK.

“Vlera e shtuar e turbullirës ndikon në procesin e ngadalsimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvoglimin e kapacitetit prodhues (zvoglim i sasisë së ujit të përpunuar), andaj kompanitë për arsye të pamundësisë së prodhimit me kapacitet të plotë janë të detyruar të aplikojnë restrikcione me orar të caktuar. Në këtë situatë qytetarët duke dashur që të kenë furnizim 24 orë me ujë detyrohen të gjejnë alternativa për furnizim nga burimet tjera të ujit”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

“Bunaret/puset janë të pa mbrojtura, të pa menagjuara dhe me rrezik të lart për kontaminim.