Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë tregojnë se gjatë 2020-së, diaspora ka dërguar 125.8 milionë euro më shumë sesa viti 2019
Për vitin 2020, në vendin tonë u sollën 977.3 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 851.5 milionë euro.
Duke krahasuar këtë vit aktual me atë të 2019-së, del se mërgata në drejtim të Kosovës ka dërguar 125.8 milionë euro më shumë.
Vlera më e lartë brenda vitit 2020 e dërguar në drejtim të Kosovës ishte e muajit maj me 104 milionë euro, ndërsa më pak u dërguan në muajin prill, 60.3 milionë euro.
Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës
Në tremujorin e tretë të vitit 2020, del se nga Gjermania kanë ardhur 40.8 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 24.4 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.2 për qind.
Për këtë periudhë, rritja e remitencave është për 18.1 për qind më e madhe se në vitin paraprak.
“Vetёm nё tremujorin e tretë të 2020-së, vlera e remitencave tё pranuara ishte 262.2 milionë euro, apo 18.1 pёr qind mё shumё krahasuar me tremujorin e tretë të 2019-së”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i zhvillimeve makroekonomike, tremujori i tretë 2020”.
BQK thotë se, rritja e dërgesave ka qenë dyshifrore gjatë gjithë periudhës së pandemisë, me përjashtim të muajit mars 2020 dhe prill 2020 kur shënuan rënie.