Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka shqiptuar 501 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19.
Gjatë kësaj kohe, ajo ka shqiptuar edhe 903 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik.
Për çdo ditë policia po shqipton qindra gjoba për rata që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19.
Nga Qeveria e Kosovës i ishte kërkuar policisë që të shqiptojë gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.
Vendosja e maskës e mbajtja e distancës javë vlerësuar shumë të rëndësishme për tu mbrojtur nga virusi COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 59 mijë e 931 raste nga 231 mijë e 94 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
1 mijë e 492 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
/RTV-OKARINA