Haxhiu: “E turpshme ikja qyqare e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nga Veriu i Mitrovicës”

Kandidati për deputet nga radhet e PDK-së, Bekim Haxhiu e ka komentuar përmes një postimi në “facebook” vizitën e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit në Veri të Mitrovicës.

Ai e ka konsideruar këtë si ikje qyqare, dhe si poshtrimi më i madh që i bënë shtetit të Kosovës.

Haxhiu gjithashtu i vuri epitetin Kurtit si lepur dhe Osmanit si pulë, pas largimit të tyre nga Veriu

“Luan me shqiptarët e lepur me serbët.

Sherife me kolegët shqiptarë e pulë para disa të rinjëve serbë.

Kjo është pamja që sot u prezantua nga Albini e Sherifja.

Shteti  nuk është si “përpeqi” vetëm kur është butë me shiju.

Pse nuk i kundërshtuan serbët sot, sikur Policinë e Kosovës dikur me gur e mollotov, por ikën duke turpëruar jo vetëm vetën e tyre,  por edhe antarsinë, partinë e tyre dhe institucionin që përfaqësojnë.” shkroi ai

Shikoni postimin e plotë:

E turpshme ikja qyqare e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nga veriu i Mitrovicës.

Ajo çfarë ka ndodhur sot në Veri të Mitrovicës nga u.d e presidentës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duke shpërfaqur popullizmin e tyre se gjoja e çliruan veriun, është poshtrimi më i madh që i bënë shtetit të Kosovës.

Luan me shqiptarët e lepur me serbët.

Sherife me kolegët shqiptarë e pulë para disa të rinjëve serbë.

Kjo është pamja që sot u prezantua nga Albini e Sherifja.

Shteti  nuk është si “përpeqi” vetëm kur është butë me shiju.

Pse nuk i kundërshtuan serbët sot, sikur Policinë e Kosovës dikur me gur e mollotov, por ikën duke turpëruar jo vetëm vetën e tyre,  por edhe antarsinë, partinë e tyre dhe institucionin që përfaqësojnë.

Qytetarët  kanë  pasur mundësi ta shohin dallimin në udhëhqje.

Kur PDK ishte në pushtet investohej në Veri, ndërtoheshin shtëpitë e shqiptarëve,  investohej në infrastrukturë, u ndalua treni i Serbisë, u rrëzua Muri ndarës në Veri, u përzë Gjuriqi nga veriu, etj.

Ndërsa sot nga Veriu aq turpshëm u përzun Vjosa e Albini.

Ata që e kishin gojën plotë, kundër bandave në Veri, sot poshtëruan dhe fyen shtetin e Kosovës nga 4-5 banditë serbë të Veriut.

/RTV-OKARINA