Vetëvendosje: Me 14 shkurt, garojmë me 110 kandidatë


Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka dal kundër vendimit të Gjykatës Supreme.

Në postimin e LVV-së thuhet se 110 kandidatët e listës garojnë me 14 shkurt, transmeton Rtv-Okarina

lg.php.gif

Postimi i plotë:

E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre.

Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare.