Gjira Kajtazi bëhet nënë për herë të dytë

Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, është bërë të premten nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjell në jetë një vajzë, e cila gëzon shëndet të plotë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, kanë vendosur që ta pagëzojnë vajzën e tyre të sapoardhur në jetë me emrin Lana.

Ka qenë vet interpretuesja e hitit “Çka po don me t’knu zemër”, ajo e cila ka bërë të ditur lajmin përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

“Përshëndetje botë…kjo është supervajza ime Lana Ibrahimaj, 29.01.2021, 10:40, 49 cm, 3,5 gr.”, kanë qenë detajet e theksuara nga reperja Kajtazi në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, Gjira dhe bashkëshorti i saj janë prindër edhe të një djali më të madh të quajtur Maël.

https://www.instagram.com/p/CKoQEReM0vL/?utm_source=ig_embed